
Konspiracionisti Alfred Cako, ka shpërthyer ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. I ftuar në një studio televizive, Cako tha se Berisha po lufton për interesat e veta.
Ai paralajmëron kaos dhe tragjedi në Shqipëri nëse vjen Berisha në pushtet.“Nëse këtu do ishte Sali Berisha kryeministër në vend te Ramës, në periudhën e pandemisë vendi do kishte patur një diktaturë edhe më të madhe. Berisha është servil dhe maskara më i ndyrë se sa Rama.Arsyeja pse po lufton me Sorosin është se ai kërkon që Partinë Demokratike ta përdorë si minë me sahat që ai e mban në dorë duke kërcënuar se o do t’ju shpërthej të gjithëve, ose mos më ngacmoni.Sali Berisha po kërkon që të vijë në pushtet për të shkaktuar një tragjedi edhe më të madhe për Shqipërinë. Deklaratat e tij që po bën kundër Ramës tregojnë që ai po lufton për interesat e veta”, tha Cako.