Alibeaj flet si ushtar i kreut të regjimit: Jam gati edhe në 12 të natës për Ramën

Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, deputeti Enkelejd Alibeaj tha se është i hapur për të bashkëpunuar me PS-në për zgjedhjen e Presidentit të ri, por me kushtin që t’i përmbahen dokumentit që ka dorëzuar PD të cilit, Alibeaj thotë se socialistët janë tërhequr.

 

“Vlera e këtij dokumenti qëndron deri në momentin e fundit ligjor, deri në 12 të natës nëse ndryshojnë mendje jemi gati të mblidhemi”, theksoi Alibeaj.

 

Pyetje: A do të propozojë PD një emër për Presidentin për raundin e tretë?

 

Enkelejd Alibeaj: “Ne i qëndruam të gjitha detyrimeve sipas dokumentit. Pala tjetër u tërhoq. Dokumenti është i thjeshtë nëse tërhiqeni dakordësia bie.

 

Vlera e këtij dokumenti qëndron deri në momentin e fundit ligjor, deri në 12 të natës nëse ndryshojnë mendje jemi gati të mblidhemi”

 

Presidenti nesër e ka të nevojshme të ketë legjitimitet, mbështetjen e gjithë palëve.

 

Ndryshe do të jetë president gjysmak, i gjymtuar, nuk do të mundet dot t’i bëjë ballë rrebesheve politike që do të vijnë. Tërheqja është bërë në mënyrë të paarsyeshme nga ana e PS, kjo është një gjë që të paktën në sytë e shqiptarëve ne e bëmë detyrën.