Alibeaj mbledh kryesinë e grupit të PD-së, të pranishëm vetëm Pampuri e Agalliu

Ka nisur mbledhja e kryesisë së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, e cila është thirrur nga Enkelejd Alibeaj.Mbledhja u bë për të dakordësuar qëndrimin që kjo forcë politike do të ketë në procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.Në këtë mbledhje kanë qenë të pranishëm përveç Alibeajt, edhe Oriola Pampuri dhe Arbi Agalliu.Në mbledhje kanë munguar Ervin Salianji dhe Luçiano Boçi, njësoj siç vepruan edhe në takimin e të premtes.