“Është fare e qartë, shumica, 26 deputetë iu përgjigjën mbledhjes së grupit”. Kështu deklaroi sot kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj pas daljes ngambledhja ku u diskutua për Presidentin e ri.
Grupi i Rithemelimit i drejtuar nga Sali Berisha, por edhe një tjetër grup që janë kundër edhe “Foltores” edhe Enkelejd Alibeajt janë kundër këtij të fundit për procesin e negociatave me PS-në për kreun e ri të shtetit, por edhe mbledhjet e grupit.
Megjithatë, Alibeaj thotë se ka shumicën e deputetëve në krah të tij. Grupi është i vetmi institucion brenda PD-së që Sali Berisha nuk e ka nën kontroll.