
Avokati Spartak Ngjela ka reaguar pas kërkesës që kryeministri Rama i drejtoi sot SPAK-ut për nisjen e hetimeve për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe politikanët e tjerë të korruptuar.Në një intervistë për “Sot live në Shqipëri”, Ngjela tha se SPAK është institucion sekret dhe hetimet fillojnë vetëm nëse bën denoncim FBI amerikane.SPAK është një institucion sekret sot, por fakti që ka folur kështu ka një tërheqje, e para si imponim kurse kjo sugjerim. Megjithatë do të kemi parasysh që shteti demokratik në një shoqëri kapitaliste nuk është shteti i qeverisë, është i gjykatës.Shiko ç’bëhet në Shqipëri, ngrihen çmimet ose ka gjëra që duhen zgjidhur përmes gjykatës, bën kryengritje ai tjetri. Po gjykatat si janë? Këta i kanë prishur gjykatat.Sa i përket non gratës, nuk ka lidhje se është një dekret i DASH dhe nuk mund të kërkosh provat e Amerikës nga Tirana. Ajo e ka ndaluar të hyjë në Amerikë për arsyet e veta.Do ta çojë apo jo para gjykatës FBI, kjo është çështja e tyre. Nuk ka tagër kryeministri shqiptar. FBI amerikane që ka mbledhur provat dhe ia ka dhënë Administratës së Lartë Amerikane mund t’ia paraqesë SPAK-ut. Deri tani, FBI nuk ka bërë denoncim”, tha Ngjela.“Kryeministri hyn kot në lojë. Ç’i duhet Ramës që i kërkon SPAK hetimin. Do një denoncim, pa denoncim nuk ka”, tha më tej Ngjela.