Balla bën paralajmërimin e fortë për fatin e Berishës

Seanca e sotme plenare e Kuvendit nisi me një debat të fortë mes Sali Berishës dhe Taulant Ballës për gjenocidin në Srebrenicë, ku socialistët rrëzuan kërkesën për një rezolutë. Ish-kryeministri në fjalën e tij në Kuvend u shpreh se njohja e gjenocidit në Srebrenicë është një akt i domosdoshëm për kombet dhe shoqëritë e civilizuara dhe se është kusht themelor që të mos përsëritet.

Taulant Balla i kujtoi ish-kryeministrit embargon për të furnizuar makineritë e luftës me naftë dhe bëri një paralajmërim se Sali Berisha nuk do ta përfundojë mandatin e deputetit. “Ti nuk merr kurrë një asnjë mbështetje, asnjë propozim këtu. Ti personalisht. Jo. Asnjë. Kurrë. Katër vite sa të jesh këtu. Nuk do të jesh katër, por nejse. Do të flasim” i tha Balla, Berishës.

“Ne mund të biem dakord të bëjmë një rezolutë për të gjithë këtë cështje, por jo kurrë, që të vijmë me firmën tënde të botës së përtejme, ti nuk merr kurrë një asnjë mbështetje, asnjë propozim këtu. Ti personalisht. Jo. Asnjë. Kurrë. Katër vite sa të jesh këtu. Nuk do të jesh katër, por nejse. Do të flasim. Kishte marrëveshje për të shtrirë tubat në liqen të Shkodrës, për t’i vendosur në Bunë dhe në formë pluskuse për të çuar naftën në Malin e Zi. Ndjen ndonjë përgjegjësi që theve embargon.

Ngjarja ka ndodhur në ’95, kur ti ishte president, ti kujtohesh pas 25 vitesh. Ti për luftën në Kosovë, ti mbetesh tradhtari më i madh, do ta them në pjesën tjetër të debatit kur të vijë momenti” deklaroi Balla.