Balla kërkon nga SPAK hetimin non-grata të Berishës, dhe Gërdecin

Taulant Balla në mbledhjen e Këshillit të Integrimit ka kërkuar edhe njëherë që SPAK të nisë hetimet për SALI  Berishën. Balla tha se duhet të merren dokumentet nga SHBA, ku ish-kryeministri është shpallur non grata për korrupsion.

Pse SPAK nuk bën transparente se çfarë po ndodh me hetimet për Gërdecin. Pse SPAK nuk heton 21 Janarin dhe Korrupsionin që shkaktoi Tragjedinë e Gërdecit? Çfarë opinioni ka prokuroria shqiptare për “Non grata”?, theksoi Balla.

Ndërkaq, Jorida Tabaku i tërhoqi vëmendjen se të njëjtën thirrje duhet të bëjë edhe për persona në PS, që gjithashtu janë të shpallur nga DASH për krime zgjedhore.