
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë akuza të rënda në drejtim të qeverisë të kryeministrit Edi Rama, duke akuzuar si përgjegjëse për humbjen e 24 jetëve nga tërmeti i 26 nëntorit në Thumanë.
Berisha tha se banorët e pritën vdekjen në shtëpi, të cilat ishin të pabanueshme. Gjatë një konference për media, Berisha tha se një tjetër aferë, sipas tij e qeverisë Rama, është ajo e përgjysmimit të territorit të Parkut Kombëtar të Butrintit.
Pjesë nga deklarata e Berishës:
Edi Rama flet për afera, i them unë. Nëse ka afera të tmerrshme kriminale të pahetuara, janë 24 viktimat e Thumanës, të cilat i goditi tërmeti i parë. Me të gjitha dokumentat ishin në banesa të pabanueshme, por papërgjegjësia e tij dhe Vangjush Dakos, bëri që ata që prisnin vdekjen në shtëpi. Sot janë dënuar vetëm dy kryetarë komune të PD-së që në zonat e tyre s’kishte dëme nga tërmeti. Vrasjet e Thumanës në këtë aspekt janë vrasje shtetërore. Dajo i Taulant Ballës ishte drejtor në Kovalishencë. Kryetarja e Durrësit kishte vendosur për dëmtime jo të lehta strukturore. Aty humbi jetën një punonjës i policisë. Dajua është kthyer prapë aty, se është nyje e trafiqeve. Parku i Butrintit u përgjysmua, i vëllai i Gjiknurit është nga njerëzit më aktivë. Por aty ku është i vëllai i Gjiknurit është dhe vëllai i Edit. Se s’mund të jetë pa garancinë e klanit Rama.