Berisha shpërthen kundër Rames : 3 mandate mori peng opozitën, sot po shkatërron kombin…

Ish-kryeministri Sali Berisha bëri akuza të forta këtë pasdite në takimin me demokratët e Korçës. Berisha deklaroi se Rama në tre mandate, ka krijuar narko.shtetin, shndërroi opozitën në fasadë dhe po shkatërron kombin shqiptar dhe identitetin e tij.

Berisha denoncoi se në kasafortat më sekrete të Ministrisë së Brendshme janë vjedhur dosjet më sekrete të bandave dhe kriminelëve ndërsa shtoi se aeroportet e vendit janë përdorur nga nar.ko-flota e qeverisë.Përtej shkatërrimit që Rama i ka bërë vendit, Berisha theksoi se sot në dallim nga dje janë një opozitë e vërtetë dhe jo fasadë.

“Sot në dallim nga dje, ne jemi në këmbë, opozitë e vërtetë, dhe jo opozitë fasadë. Rama në mandatin e parë zëvëndësoi shtetin ligjor me narkoshtetin. Me shtetin e dr,ogës. Në kasafortat më sekrete të Ministrisë së Brendshme vidhesh,in të gjitha dosjet sekrete të bandave dhe kriminelëve.

Unë e kam denoncuar, kjo është e faktuar. Aeroportet e vendit përdoreshin për narko-flotën. Kokaina sot, ngarkesat njëra pas tjetrës në Durrës janë bërë të zakonshme. Garbiani i Portit të Durrësit, është famozi i Xibrakës, Nallbati i Xibrakës. Zëvëndësoi shtetin ligjor, me nark.oshtetin. Në mandatin e dytë kompromenbtoi drejtimin e opozitës. E lidhin afera, e shndërroi atë në fasadë opozitë. Tani po shkatërron kombin dhe identitetin e tij.”-tha Berisha.