
Kryetari i PD-së, Sali Berisha paraditen e sotme ka shkuar në selinë blu në të njëjtën orar që kryetari i grupit, Enkelejd Alibeaj që lideri historik i së djathtës nuk e njeh, ka thirrur deputetët për të vendosur lidhur me raundin e tretë të zgjedhjes së Presidentit të ri.
Ish-kryeministri sulmoi hapur Alibeajn jo vetëm për cështjen e Presidentit, por edhe propozimin e tij që bëri dje që Diaspora duhet të votojë në një zonë të vetme zgjedhore. Për Sali Berishën kjo është një ide e Edi Ramës propozuar përmes Alibeajt.
“Përveç autoritetit që i jep Edi Rama, Alibeaj nuk autoritet dhe tagër nga Partia Demokratike. Çdo veprim i tij sintonizim i një farse të shpifur të zgjedhjes së Presidentit nga Edi Rama me kallp opozitën.
Nuk ka asnjë autoritet Alibeaj nga partia Demokratike e Shqipërisë. Por meqë jam këtu, dua të dënoj me ashpërsinë më të madhe pikëpamjen e Edi Ramës.
Dënoj pikëpamjen e Edi Ramës për ta konsideruar Diasporën zonë të veçantë elektorale. Ata do ta ushtrojnë të drejtën e votës për kandidatët e qyteteve dhe zonave të tyre të origjinës.
Sot teknologjia e bën këtë 100% të mundshme. Cdo përpjekje e Ramës shprehur përmes veglës së tij Alibeaj për një zonë të vecantë për emigracionin është anti-shqiptare” tha ai.
Asnjë nga ambasadat nuk e ka uruar pas zgjedhjes në krye të PD-së, por a është kjo normale? “Asnjë lloj veçantie, nuk mbaj mend kur jam zgjedhur herët e tjera, që të ketë pasur ambasadorë që mund të më kenë uruar” tha ai.
I pyetur për qëndrimin e Partive Popullore Europiane, Berisha tha se “PPE po mban një qëndrim neutral, por ne do të kemi zërin tonë atje”.