Çfarë Do Të Bëni Nëse Gjykata Njeh Alibeaj Dhe Jo Ju? Berisha Jep Përgjigjen Kategorike Dhe Qetëson Demokratët

Ish-kryeministri Sali Berisha garon sot për kreun e PD-së përballë Ibsen Elezit

Së bashku me bashkëshorten e tij Liri Berisha, ish-kryeministri votoi për zgjedhjen e drejtuesit të ri të partisë.

Pas votimit në një komunikim për mediet Berisha i bëri thirrje demokratëve të votojnë sipas vullnetit të tyre, duke cilësuat zgjedhjet si proces historik.

I pyetur nëse i frikësohet vendimit të Gjykatës së Apelit Berisha u shpreh se nuk ka vendim që mund të ndalë misionin historik të demokratëve shqiptarë.

Së pari përshëndes demokratët dhe demokratet komisionerë të 108 qendrave të votimit në mbarë Shqipërinë. I uroj të marrin pjesë të gjithë në këtë proces historik, jo vetëm për PD-në por edhe Shqipërinë. Të votojnë sipas vullnetit tyre të lirë, sipas ndërgjegjes tyre.

Është proces historik jo vetëm për PD por mbare Shqipërinë. Finalizohet triumfi i vullnetit të kësaj partie me votën e tyre. Një proces që zhvillohet paralel me një proces mafioz dhe antikushtetues si ai i zgjedhjes së Presidenti të ri.

Sot shohim dritën e shpresës për të ardhmen. Nuk ka vendim që mund të ndalë këtë mision historik të demokratëve shqiptarë”.