
Në studion e MCN Live, gazetari Frrok Çupi e krahasoi PD-në e Berishës me organizatat terroriste. Në një analizë të aktivitetit opozitar përgjatë viteve të fundit, Çupi tha se qasja aktuale e demokratëve të mbledhur rreth ish-kryeministrit Berisha është qartësisht antiamerikane, e krahasueshme me talebanët në Irak apo organizata si Hamasi dhe Hezbollahu.
Perëndimi këmbëngul ta zhveshë politikën shqiptare nga berishizmi. Nuk mund të propozojë president një opozitë e rrënuar. As nuk i afrohet kandidat.
PD ka filluar të rrënohet që në momentin që dogji mandatet. Është model i rrezikshëm tërheqja e kartës së përfaqësimit popullor. Po të mos ishte perëndimi me ne, do të ishte krijuar një amulli e paimagjinueshme.
SHBA nuk po bëjnë shaka me Berishën. Po bëjnë një operacion të rëndësishëm në politikën shqiptare dhe atë ballkanike.
Numrat i kanë edhe talebanët. Antiamerikanizmi i Berishës në qendër të Europës është në vijë paralele me Hamasin dhe Hezbollahun. Antiamerikanizmi i Shqipërisë pret vetëm të rrokë armët, nuk ka tjetër gjë. Të tërë platformën e ka antiamerikane.