
Parlamenti italian është duke diskutuar një projektligj që u jep shtetësinë fëmijëve të emigrantëve që kanë lindur në Itali dhe kanë kryer një cikël shkollimi.
Lajmi u konfirmua nga Presidenti i Dhomës së Deputetëve të Italisë, Roberto Fico gjatë deklaratës së përbashkët me Qeverinë Rama.
“Është duke u diskutuar në parlamentin italian ligji mbi shtetësinë në mënyrë që të gjithë ata të rinj që kanë lindur në Itali dhe kanë kryer një cikël shkollor do të mund të përfitojnë pasaportë italiane. Ata direkt mund të shndërrohen në shtetas italianë krahas faktit se janë shqiptarë”, tha Fico. Gjithashtu falë marrëveshjes me autoritetet italiane, Kryeministri Edi Rama bëri realitet njohjen e pensioneve të emigrantëve shqiptarë që ndodhen në Itali.