E zuri korenti me nënën dhe motrën, Universiteti publikon foton e 18-vjeçares

Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës ka publikuar foton e njërës prej motrave që ndërroi jetë, bashkë me nënën dhe motrën tjetër në Fushë-Arrëz pasi ranë në kontakt me rrymën elektrike.

Bëhet fjalë 18-vjeçaren Sidorela Kola. Teksa i shpreh ngushellimet familjes, Universiteti iu ka bërë thirrje të gjithëve t’i bashkohen nismës për mbledhjen e kontributeve për familjen Kola

Me hidhërim të thellë morëm vesh lajmin e ndarjes nga jeta të studentes sonë të shkëlqyer Sidorela Kola, motrës dhe nënës së saj. Kjo tragjedi e madhe ka tronditur shokët, pedagogët, mbarë komunitetin tonë universitar. Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Kola dhe miqtë.

Falenderoj Fakultetin e Biznesit për homazhet që po zhvillojnë për Sidorelën dhe iu bëj thirrje të gjithëve t’i bashkohen nismës së tyre për mbledhjen e kontributeve për familjen Kola.

Mendjet e lutjet tona janë me ta!

Prof. Dr. Kseanela Sotirofski

Rektor”-shkruan Universiteti.