
Ministrja Elisa Spiropali dhe Sali Berisha kanë shkëmbyer replika të ashpra në punimet e Kuvendit, pak ditë më parë. Teksa flitej për lirinë e medias, Spiropali i tha Berishes se koha kur redaksitë e gazetave digjeshin ka marrë fund me ikjen e tij si president.
Spiropali sot hodhi akuza të tjera ndaj Berishës duke thënë se modeli i ish-kryeministrit është politikisht i pa riciklueshëm.
“Nuk kam koment për të përveç se ato që them në Kuvend. Nuk kam koment tjetër përveçse është një fabrikë shpifjesh. Artilier i topave të baltës. Si brenda dhe jashtë Kuvendit. Nuk ka incenerator që e merr përsipër modelin e tij politik. Modeli i Berishës është i pa riciklueshëm”, tha ajo.