
Nga Dylber Balla Sali Berisha përballë Ibsen Elezit. Kjo do të jetë gara në 22 maj për kreun e Partisë Demokratike të Shqipërisë, që është më e përçarë se kurrë mes gjyqeve dhe foltoreve.Emri i Elezit si opozitar brenda opozitës nuk është surprizë, por kandidimi i tij në këtë moment kur edhe vetë është i ndërgjegjshëm që nuk ka shanse për të fituar.Por pyetja që lind natyrshëm është përse kandidon, kur e di që do të humbë? “5pyetjet.al” zhvilloi një bisedë me zotin Elezi për objektivin e tij përballë liderit historik të së djathtës shqiptare.“Kush tha që të gjitha betejat politike bëhen për të fituar? Si bëhen betejat politike për 24 orë? Vetëm punët e Zotit zgjidhen për 24 orë. Unë po e bëj si një reagim ndaj një situate aspak normale që ndodhet PD.
U rrëzua modeli Basha, po ndërtohet i njëjti model. Unë e bëj për reagim. Pas 30 vitesh Berisha të zgjidhet pa debat, pa kandidim?!” th ai.Por cila ishte arsyeja që e la kandidimin për në minutën e fundit? “Nuk kam pasur dëshirë për të kandiduar, por kur u zgjodh Edi Paloka dhe u vra fryma e opozitarizmit, vendosën një manipulator në krye të këshillit kombëtar, vendosa të kandidoj”.Berishën e akuzon se jo vetëm që nuk po sjell frymën e re dhe debatin, por sipas tij “vrau” opozitarizmin. “Situata politike është më keq sesa ishte, sepse këta janë edhe hajdutë votash të deklaruar. Kur e kapin politikën njerëz që vjedhin votat kanë cenuar themelin e demokracisë, cfarë do të presësh?PD ka vrarë aksionin e vet politik kur ka zgjedhur Edi Palokën. Cfarë aksioni politik mund të marrësh kundër Ramës? Cfarë të bëjmë ne, të pranojmë vdekjen klinike? Do të ketë një reagim për të krijuar një rrymë për të krijuar një fraksion”.I zhgënjyer është edhe me Edit Harxhin, që tashmë ka kaluar në krahun tjetër, të Sali Berishës. “Harxhi është në një komision me Albanën që i ka vjedhur votat në 13 qershor. Gjithmonë ka njerëz që dikush e lë garën, dikush dezerton, por unë nuk çedoj nga rruga ime.Kupola e PD-së është e inkriminuar, duhet të largohet. Unë jam kundër të gjithëve”. Platformën ende nuk e ka gati. “Deri në mes të fushatës do ta kem të konturuar”. Kontakti i fundit me Berishën ka qenë pas 8 janarit. “I kam thënë lejo garën e lirë dhe debatin dhe të tjerat rregullohen”.Po me Bashën? “Me Bashën kontakte fare, akuzat ndaj tij i kam shumë të rënda”. Në rrugën e nisur, mitin e ambasadave e “injoron”. “Nuk më duhet bekimi i atyre, nuk e ndërtojnë ata demokracinë”.Ish-kryetar i PD-së Kukës, që tani do kupolën e madhe, ka një mesazh dhe një premtim për Berishën. “Jam personi i vetëm që i kam mëshuar debatit politik. Debati është shumë i rëndësishëm. Por vazhdon të mohohet. Nëse Berisha nuk e pranon debatin do të ishte humbje për procesin.Nuk merrem me cështjet non grata. Por me demokracinë brenda PD-së” tha ai. Në fund, Elezi ka një pyetje për Sali Berishën? “Berisha në Kukës u përballë me një pyetje, a e ka me “perrnime”, me të vërtetë këtë që po bën, apo po tallesh prapë? Edhe unë i them edhe pse nuk e ka pasur “perrnime”, do të kthehet një ditë debati i vërtetë në PD” përfundoi ai.