Gazmend Bardhi Padit Në SPAK Berishën: Rrezikon 4 Deri Në 7 Vite BuRg Për Veprën PenaLe Të…

Ambicia dhe nxitimi i ish-kryeministri Sali Berisha për të uzurpuar Partinë Demorkatike pa folur ende gjykata, ka provokuar dje një skandal të madh
Pasi gjyqtari Agron Zhukri përmes një vendimi të debatueshëm i dha të drejtë “Foltores” të ketë akses në selinë blu, Berisha dhe mbështetës së tij janë përfshirë nga ovacioni dhe pretendojnë se janë zotër të PD-së.
Por situata nuk duket aq me ngjyra sa e shfaqin berishistët dhe mediat pranë tij, për shkak se vendimi i Zhukrit nuk është i formës së prerë dhe nuk ka fuqi prapavepruese.
Dhe sikur të mos mjaftonte kjo “kleçkë”, në lojë ka hyrë edhe kreu i komanduar i Partisë Demorkatike, Enkelejd Alibeaj, i cili ka ankimuar vendimin e Zhukrit në Gjykatën e Apelit.
Ky vendim duket se ka zëmëruar Berishën dhe mbështetësit e tij, të cilët kanë nisur presion dhe shantazhet ndaj gjykatës, me qëllim që kjo e fundit të mos guxojë t’i japë të drejtë Alibeaj.
Për këtë arsye ditën e djeshme, “Foltorja”, ka bërë kallëzim pe.nal për kreun e gjykatës së Tiranës Flamur Kapllanaj dhe kancelarin Donald Xhelili duke i akuzuar për shpërdorim detyre.
Mirëpo, përtej padisë dhe debatit se kush ka të drejtë, skandal është se “Rithemelimi” i Berishës, ka falsifikuar firmën dhe logon e PD-së.
Kjo pasi në kallëzimin p.enal, shihet vula dhe logoja e Partisë Demokrtike, në një kohë që kjo e fundit aktualisht njihet nga institucionet dhe aksesin për t’i përdorur ato e ka Alibeaj dhe Gazment Bardhi.
Pra, thënë troç Berisha ka kryer vepër penale, pasi ka falsifikuar logon dhe vulën e PD-së dhe rrezikon të ndiqet penalisht.Berisha rrezikon 4 deri në 7 vjet b.urg
Po çfarë pe.nalitetesh ka kur dikush falsifikon vulat ose stampat. Kështu sipas Nenit 190 të Kodit Pe.nal sa i takon falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve, thuhet se personi që ka kryer këtë vepër pe.nale rrezikon heqje lirie.
Kështu që nisur nga kjo që është e shkruar e zezë mbi të bardhë, Berisha rrezikon 4 deri në 7 vjet bu.rg. “Falsifikimi ose përdorimi i vulave, i stampave apo i formularëve të falsifikuar ose paraqitja e rrethanave të rreme në këto të fundit, që u drejtohen organeve shtetërore, dënohet me bu.rgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet.
Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me bu.rgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet.
Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre, dënohet me bu.rgim nga tre deri në shtatë vjet”, thuhet në nenin 90 të Kodit P.enal.