
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’, ka reaguar ashpër ndaj kritikave që janë bërë ndaj disa deputetëve të PD.
Ai shprehet se “Rithemeluesit” dhe dominuesit 32 vjeçar të PD-së ka bërë një sulm të fëlliqur.Ndërsa e ka cilësuar si një propagandë të tipit Enver Hoxha, ai thekson se distancohet nga këto sulme.“Rithemeluesit”, dhe dominuesit 32 vjeçar të PD, të pushtetit dhe ekonomisë së vendit, kanë filluar sot një sulm të fëlliqur ndaj deputetëve të PD-së ! E refuzoj me indinjatë këtë propagandë të tipit Enver Hoxha !”, shkruan Gjekmarkaj…