
Zbardhen diskutimet brenda mbledhjes së grupit parlamentar, të thirrur nga kryetari, Enkelejd Alibeaj. Gazetari Osman Stafa ka siguruar për BalkanWeb qëndrimin e Alibeajt për çështjen e presidentit.
“Sugjeroj qe ska asnje arsye te marrim pjese. Ata thyen marreveshjen.”, tha ai. Ndërkohë, Gazmend Bardhi tha: Rama do ta vendose vete Presidentin. Ne mbajtem qendrim korrekt.
MBLEDHJA
Grupi parlamentar demokrat ka nisur mbledhjen në selinë e PD ku do të vendoset se çfarë qëndrimi do të mbahet në raundin e tretë të votimit për Presidentin.
Gazetari Osman Stafan bën të ditur se gjatë mbledhjes së sotme do të merret një vendim nëse demokratët do të nxjerrin një kandidat për në raundin e tretë dhe nëse po cili do të jetë ai emër.
Ndërkohë kujtojmë se afati i fundit për depozitimin e kandidaturave në Kryesinë e Kuvendit është data 29 maj, (e diela), ora 16:00, ndërsa në Kuvend pritet të kalojnë për votim kandidaturat më 30 maj.