Gazetari Artan Hoxha ka bërë të ditur gjatë emisionit “Opinion” se SPAK ka në hetim disa çështje të rëndësishme. Hoxha u shpreh se personalisht i ka vënë SPAK në dispozicion dy kaseta dhe në këtë çështje janë përfshirë dy ish-kryeministra dhe ministra. Megjithatë, Hoxha nuk dha asnjë detaj tjetër në lidhje me këtë dosje.
Dosje të tjera të cilat SPAK i ka nën hetim, në dijeninë time janë çështje që kanë të bëjnë me korrupsionin. Çështjet me korrupsionin janë më të shumta në numër se ato që kanë të bëjnë me krimin e organizuar.
Edhe pse çështjet që ka finalizuar SPAK deri më tani janë çështje që kanë të bëjnë me krimin e organizuar më shumë. Mes këtyre janë dy çështje, të paktën i di se jam vetë i përfshirë në këtë histori.