Jorida Tabaku Sulmon Sërisht Sali Berishën: Nongrata Zduhet Të Jenë Në Parlament Fare …

Në mbledhjen e Kryesisë, Tabaku ka thënë se ‘i qëndron vendimit të saj ‘pro’ shkarkimit të ish-kryeministrit Sali Berisha,’ duke mbështetur edhe njëherë tjetër vendimin personal të Lulzim Bashës.

Në një kohë kur shumica e deputetëve të grupit parlamentar janë tërhequr nga vendimi i Bashës për përjashtimin e Berishës,

Tabaku po i qëndron deri në fund pazarit të saj me ish-kryetarin e PD-së dhe duket se nuk do ti ndalojë sulmet personale ndaj ish kryetarit të partisë demokratike.

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cila është në pritje të ëmbël të fëmijës së parë të saj, ka folur paraditen e sotme për karrierën e saj politike në Partinë Demokratike, se ç’mendon për ish-kryeministrin Sali Berisha, kreun e tanishëm të PD-së Basha dhe qeverisjen e kaluarE ftuar në “Vila 24”, ajo është shprehur se ka vetëm një kritikë për ish-kryeministri.n dhe ish-liderin e Partisë Demokratike, Sali Berisha: “Z. Berisha nuk është larguar nga PD, është deputet, është akoma atje. Kritika ime për të është që ai është i palodhur.

E pyetur për raportin e saj me Bashën në kohën kur ishin në krye të Bashkisë së Tiranës, deputetja shprehet se “diskutimet më të mëdha i kanë pasur për politikat liberale, për çështje pune”

“Nuk mund të vendos dot një notë nga 4 në 10. Mund të them që me të mirat e të këqijat, kemi bërë shumë gjëra, kemi bërë edhe gabime.

”, ka ndarë mendimin Tabaku, duke thënë se edhe jo më kot PD është në opozitë sot, megjithatë nuk ka qenë asnjëherë e lidhur me krimin.