Ka Ngatërruar Adresë”, Rama Bën Deklaratën E Papritur Ndaj Ambasadores Yuri Kim Dhe E Paralajmëron: Mua Askush Nuk Më

 

Kryeministri i konsideron si mesazhe në adresën e gabuar leksionet e ambasadores Yuri Kim. Gjatë konferencës me gazetarët, Rama u shpreh se është dakord në parim me atë që Kim ka thënë mirëpo duhet të shkojë dhe në anët e tjera dhe jo t’i drejtohet vetëm Partisë Socialiste.

Pyetje: E quani ju leksion qëndrimin e ambasadores?

Rama: Unë jam shumë dakord me këtë, thjesht adresa është gabim. Unë them se sic vjen në anën tonë duhet të shkojë në çdo anë, nuk duam drejtësi e pjesshme.

Nuk kam asnjë dallim me zonjën amerikane në këtë pikë. Flas me ndërhyrjet, për presion.

Këtë mua s’ma thotë dot askush, as shqip as anglisht, frengjisht. Nuk i pranoj, zero , nuk më intereson. Unë them timen, njerëzit gjykojnë.