Katër orë dëshmi! Hoxha del nga prokuroria belge: S’mbaj mend ç’thashë, më pritën mirë

Katër orë dëshmi! Hoxha del nga prokuroria belge: S’mbaj

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka përfunduar dëshminë e tij të dhënë në prokurori në Belgjikë, për ku u nis paraditen e sotme. Në një postim në Facebook, Hoxha shkruan se ka dëshmuar për rreth katër orë në lidhje me dosjen e ‘Toyota Yaris’, por shton me humor se nuk mban mend asgjë nga ato çfarë janë thënë brenda mureve të organit të akuzës në Bruksel. Gazetari thotë se zyrat kishin pamje fantastike e se atje e kanë pritur mirë.

 

“Ne zyrat qendrore te Policise Gjyqesore Federale te Belgjikes… Me priten mire mor vellezer, gjynah te qahem. Nga zyrat prej xhami te oficereve federale belg, Brukseli kishte nje pamje fantastike… Kater ore brenda me federalet, per çeshtjen “Toyota Yaris”. Por se ç’u tha dhe se ç’u be aty brenda, as degjova gje dhe as mbaj mend gje…po fare, fare. Kaq kisha….Edhe keta federalet e Brukselit kisha mangut, se nuk me dalin prokuroret e SPAK-ut, apo prokurorite e rretheve gjyqesore te Shqiperise!!!! Gjithsesi, me duket se me mire do te behet…,”- shkruan Hoxha në postimin e tij.