
Nëse Berisha rikthehet kryetar, PD do të jetë një parti e vdekur politikisht. Ky është qëndrimi i fortë i aktivistit shqiptaro-amerikan Gary Kokalari.Në një intervistë të dhënë për Report Tv, Kokalari thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë prova të mjaftueshme për korrupsionin e Berishës dhe për këtë nuk kanë asnjë arsye pse ta tërheqin vendimin që e shpallën ‘Non grata’ ish-Kryeministrin.Kokalari thotë se edhe Meta është i korruptuar si Berisha dhe “ndoshta shpallet non grata kur të ikë nga Presidenca”Besoj ju i keni ndjekur lajmet më të fundit që vijnë nga Tirana, sidomos nga Partia Demokratike, a keni një koment për ato?Duket sikur Berisha ka bërë shumë progres në rrugën e tij për të marrë në kontroll Partinë Demokratike. Por ajo që nuk e kuptojnë demokratët është se me Berishën në krye PD do të jetë si një zombie, si një i vdekur që vetëm ecën kuturu.Shtetet e Bashkuara i kanë kthyer shpinën atij, Bashkimi Evropian po ashtu, dhe Berisha është kthyer në shaka. Ky është një lajm i keq, sepse Shqipëria ka nevojë për opozitë. Këto lëvizjet e Berishës duket sikur po i sigurojnë Ramës pushtet edhe për 20 vitet që vijnë.Ky është lajm i keq sepse as unë dhe asnjë nuk është që Rama të qëndrojë në pushtet, duhet rotacion. Por Berisha po e bën të gjithë këtë për interesin e tij personal, për të ruajtur kokën e tij.Sepse ti themi gjërat hapur dhe si janë, ka probleme me korrupsionin, edhe pse ai insiston që jo. Por të gjithë në Shqipëri e dinë që ai është shumë i korruptuar si shumë politikanë të tjerë.