Ky do me na bë budallenj me zor”, gazetarja harron se është LIVE ironizon Ramën (Video)

Në foto: Kryeministri Edi Rama

Pak ditë më parë në Konferencën Ndërkombëtare “ Drejt të Ardhmes: Qyteti im, shtëpia ime ”, në Vlorë, ku u diskutua për një platformë dialogu dhe shkëmbimi idesh me fokus përfshirjen e komuniteteve në vendimmarrje dhe formësimin e së ardhmes Kryeministri Rama e cilësoi rritjen e çmimeve në sektorin e turizmit në këtë qytet si një shenjë të rritjes ekonomike në tërësi.

Teksa lexon këtë lajm, moderatorja e Zjarr Tv nuk përmbahet. Pasi lexon tekstin, pa e ditur që regjistrimi vazhdon, ajo psherëtin kundër Ramës.