Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka qenë cak i kritikave kohëve të fundit, pas deklaratave dhe qëndrimeve të tij politike. Së fundi, Rama kundërshtoi rezolutën për gjenocid në Srebrenicë, gjë e cila ngjalli reagime të shumta.
Sikur të mos mjaftonte kjo, kryeministri i Shqipërisë u shfaq në një darkë formale të BE-së, krah për krah me Dodikun dhe Vuçiqin, ku e injoroi tërësisht ministren Donika Gërvallën.
“Dashuria e kryeministrit me kombësi greko-shqiptare, çuditërisht është kthyer në dashuri aq të verbër për serbët dhe Serbinë”
Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka qenë cak i kritikave kohëve të fundit, pas deklaratave dhe qëndrimeve të tij politike.
Së fundi, Rama kundërshtoi rezolutën për gjenocid në Srebrenicë, gjë e cila ngjalli reagime të shumta.
Sikur të mos mjaftonte kjo, kryeministri i Shqipërisë u shfaq në një darkë formale të BE-së, krah për krah me Dodikun dhe Vuçiqin, ku e injoroi tërësisht ministren Donika Gërvallën.
Analisti politik, Gani Qarri në një prononcim për “Bota sot” u shpreh se historikisht zhvillimi i Kosovës i ka penguar udhëheqësit e shtetit amë, Shqipërisë.
“Se subjektiviteti ndërkombëtar dhe ngritja e forcimi politik i shtetit të Kosovës, e ka penguar pothuajse secilin udhëheqës të shtetit amë, që nga viti 1912 e këndej, pas Enver Hoxhës, po e dëshmon katërçipërisht edhe kryeministri aktual i Shqipërisë me kombësi të përzier Edvin Kristaq Rama, afërsia e madhe e të cilit me Aleksandër Vuçiqin, tejkalon të gjitha përmasat e një miqësisë normale të udhëheqësve shtetëror të dy vendeve fqinje.
Dashuria e kryeministrit me kombësi greko-shqiptare, çuditërisht është kthyer në dashuri aq të verbër për serbët dhe Serbinë, sa që nën udhëzimet e tij, parlamenti i Shqipërisë, nuk e votojë as një rezolutë të vetme, kundër gjenocidit në Srebernicë, gjenocid makaber të cilin e ka pranuar edhe vet Serbia”, deklaroi ai.