
Lavrov Paralajmëron
Perëndimi ka shpallur një “luftë hibride totale” kundër Rusisë dhe është e vështirë të parashikohet se sa do të zgjasë.
Kështu është shprehur në një deklaratë për shtyp ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Ai tha se pasojat e luftës në Ukrainë do të ndihen në mbarë botën.
“Perëndimi kolektiv ka shpallur një luftë totale hibride kundër nesh dhe është e vështirë të parashikohet se sa do të zgjasë, por është e qartë se pasojat do t’i ndjejnë të gjithë, pa përjashtim”, tha ministri rus.
Por duke folur për sanksionet ndaj Rusisë, ai paralajmëroi: “Politikanët perëndimorë duhet të kuptojnë se përpjekjet e tyre për të izoluar vendin tonë janë të kota”.