
Analisti Lorenc Vangjeli paralajmeroi se shume shpejt ne Tirane pritet te zbarkojne prokurore nga Belgjika, Franca dhe Holanda. Ai deklaroi se behet fjale per ak’uza ndaj personazheve qe perdornin metodat e encrochatit, pa e ditur se mund te pergjoheshin.
Nderkohe, lidhur me operacionin e fundit te SPAK, Vangjeli u shpreh se sot ne Tirane ka shume me teper fri’ke. Ai shtoi se ndryshe nga postieri, Drejtesia troket dy apo edhe me shume here ne porte.
“Ka nje diference mes asaj qe dihet dhe asaj qe mund te provohet. Shumicen e kri’meve dihet se kush i kane bere. Pas disa kohesh ne qeli, te bur’gosurit vete qe dine me shume se organet ligjzbatuese, rrefejne me njeri-tjetrin. Ajo çfare pritet nuk eshte se sa arre’stohen, por aftesia qe ka SPAK per te provuar fajesine e tyre.
Une e ritheksoj se ne Tirane sot ka shume me teper fri’ke. Fri’ka eshte arome, ndjehet. Duke perifrazuar nje film te famshem, drejtesia nuk eshte si postieri qe troket vetem nje here. Drejtesia troket dy dhe me shume here. Sot, nese ndiqet rruga e parase kuptohet shumeçka tjeter, qe nga politika deri ne boten e kri’mit.
A ka ndonje mundesi te verifikohet se sa deputete flasin me nje telefon te dyte me keto sistemet e inkriptuara? Nuk jane pak. Po ju them se jane ne pozite dhe ne opozite. Kane qene dje, jane edhe sot.
Prokuroria e Frances e ka mbajtur sekret kete menyren e encrochatit dhe ka qindra mijera biseda te pergjuara, mes tyre edhe shqip. Njerez qe kane menduar se nuk pergjoheshin.
Pritet te zbarkojne ne Tirane prokurore nga Belgjika, Franca dhe Holanda me te dhena dritheruese” – tha Vangjeli.