
Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko e ka pyetur kreun e SPAK- Arben Krajën se shpallja non grata e një zyrtari të lartë, a është një indice për të nisur hetim.
Pyet Pandeli Majko: Si e ka çmuar SPAK nga kompetencat e ligjore, vendimet për shpalljen non-grata ndaj një zyrtari të lartë në kuadër të nenit 24/6 të kodit të procedurës penale. E vlerësoni këtë si një indicie apo shkak për proaktivitet?”
“Kjo është pyetje që s’mund të jap përgjigje, e kemi të ndaluar me ligj të japim opinion për institucione të tjera, të brendshme apo të jashtme”, u përgjigj Arben Kraja.