Marrëveshjen Me NATO-N”/ Rama E Zbulon Për Herë Të Parë: Në Shqipëri Do Ndërtohet…

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar sot se është punuar për një projekt të rëndësishëm, për një bazë detare të NATO-s në Shqipëri.
Rama tha se idetë do i shpalosen Komandantit të Komandës Operacionale të NATO-s, Gjeneral, Tod Daniel Wolters.
“Jemi shumë besimplotë sot që mund të gjejmë vërtet vendin tonë për të qenë vlerë e shtuar në këtë aleancë. E lashë për këtë moment që ti them gjeneralit që nesër do kemi mundësi t’i tregojmë disa prej ideve e në këto kohë mjaft specifike të rrezikshme besoj që ai sërish do konsiderojë për të pasur një bazë detare të fjalës së fundit të NATO-s në Shqipëri. Na takon ne që ti paraqesim projektin atij e ti tregojmë atë për çka kemi punuar e më pas ai më pas që prej fillimit do jetë avokati e mbështetësi i kësaj ideje”, tha Rama.