Mashtrues, ordiner”/ Debate të forta mes Ballës dhe Berishës

“Mashtrues, ordiner”/ Debate të forta mes Ballës dhe

Sali Berisha dhe Taulant Balla

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka debatuar ashpër me kryeatrin e PD-së, Sali Berisha, në Kuvend për investimet e bëra në veri të vendit.

Berisha shpërtheu në akuza për diskriminim të qarkut të Kukësit pasi sipas Berishës, qeveria po shfrytëzon pa kriter burimet natyrore, pasi prodhon miliarda euro.

Balla nga ana tjetër e konsideroi këtë si një tentativë të Berishës për të krijuar një ndarje të veriut dhe jugut.

“Sa i përket përpjekjes për të mbjellë ndasi mes veriut e jugut të Shqipërisë. Për të krijuar idenë sikur ka ndarje mes veriut e jugut e për të kritikuar qeverisë se paskësh lënë pas dore veriun, mendoj se shembulli më kuptimplotë janë investimet në Tropojë”, tha Balla.

Ndërsa Berisha i është përgjigjur Ballës, duke e quajtur mashtrues dhe ordiner.

 Përfundimisht je mashtrues dhe ordiner”, tha Berisha