Mbërrin Në Tiranë Krahu I Djathtë I Presidentit Trump, Pritet Të Takohet Me Berishën Dhe Kokalarin …

Ish-sekretari amerikan i shteti, Mike Pompeo ka mbërritur në Tiranë. Ai do të jetë të hënën në një ceremoni në Universitetin e Tiranës për të marrë titullin e nderit “Doctor Honoris Causa” në ceremoni që do të mbahet në një nga hotelet e Tiranës.

Por Kokalari ka bere te ditur se do i mundesoje nje takim me Berishen per te shprehur mbeshtetjen e ish-presidentit Trump per Sali Berishen.

Ai ka mbërritur pasditen e së dielës në kryeqytetin shqiptar dhe në hotel është takuar me kreun e grupit parlamentar të PD-së Taulant Balla. Fotot i ka publikuar ish-deputeti socialist Alket Hyseni.

“Sot patëm nderin të mikpresim në Tiranë, për herë të parë, Z. Mike Pompeo, Ish Sekretari i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ish Drejtori i CIA” – shkroi Hyseni në Facebook.

Mike Pompeo është një politikan, diplomat dhe biznesmen amerikan që shërbeu në presidencën e Donald Trump si drejtor i CIA nga 2017 deri në 2018 dhe si Sekretari i 70-të i Shtetit i Shteteve të Bashkuara nga 2018 deri në 2021.