Edvin Kulluri, ish anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku u fol për votimet e mbajtura për kreun e kësaj partie dhe zhvillimet brenda saj.
Kulluri tha se PD është një parti që ka rënë në hipokrizi dhe se Berisha ka bërë një lëvizje personale, për shkak të përjashtimit nga Basha.
Ai tha se Berisha nuk është rikthyer sepse ka qenë gjithmonë në parti, por thjesht ka larguar Bashën, të cilin e quajti “pinok i vogël”.
Kjo parti ka rënë në një hipokrizi. Këtu mungon koherenca morale e zotit Berisha dhe Rithemelimit për Bashën, që ka qenë pjella e tyre dhe i mbështetur prej tyre. Berisha heshte dhe mbështeste Bashën në çdo humbje.
Berisha nuk doli kundër Bashës, sepse humbi zgjedhjet, madje u përqafuan, por doli sepse SHBA-të, detyruan Bashën ta përjashtonte nga grupi parlamentar.
Në këtë parti nuk ka votë të lirë. Kryetarët e degëve zgjidhen për tre ditë. Bëhen zgjedhje në bazë me process fiktiv, të falsifikuara.
Këta e panë si revansh.
Berisha nuk është rikthyer, aty ka qenë. Iku pinoku i vogël, i papërgjegjshëm…”, tha ndër të tjera Kulluri.
