Lala shkruan se personi në fjalë, pa i nxjerrë emrin është nisur drejt një destinacioni sekret.

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka hedhur dyshimet se një prej shumë të kërkuarve për të cilin Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) këshoi urdhër arresti, është arratisur nga Shqipëria. Në një postim në Facebook, Lala shkruan se personi në fjalë, pa i nxjerrë emrin është nisur drejt një destinacioni sekret. E pikërisht nga avioni, po i bën të fala SPAK që s’mundi ta çonte pas hekurave.
“Nuredin Dumani foli. Foli gjate. I rrefeu SPAK ato qe thuheshin prej kohesh me apo nen ze. Iu dha provat. Une raportova. Pa dale drita. Fola per emra te botes se krimit: Martinaj, Suel Cela e Sanxhaktari. Ka dhe plot te tjere. Ka detaje. Tani po fluturoj. Destinacioni sekret. Mi beni te fala SPAK,”- shkruan Lala.
18 të arrestuar, 8 grupe kriminale të shkatërruara por “VIP-at” i kanë shpëtuar prangave. Ky ishte bilanci i një operacioni të nisur nga SPAK pas gjashtë muajve hetime. “Dyshja vrastare”, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj kanë marrë statusin e të penduarit të drejtësisë duke zbuluar emra që kanë shkundur nga pluhuri i historisë ngjarje kriminale që datojnë nga viti 2011. FNSH-të dhe RENEA-t nisën zbatimin e 32 masave arresti të “prera” nga GJKKO. VIP-a si: Ervis Martinaj, Suel Çela, Florenc Çapja, Erion Alibej akuzohen se paguanin shuma të majme parash tek vrasës me pagesë për të eliminuar kundërshtarët e tyre, ndërsa në bazat e tyre kishte depo municionesh dhe armës, që kanë konfiskuar si prova për hetime të mëtejmshme. Ervis Martinaj dhe Suel Çela janë kërkuar kudo në Tiranë e Elbasan, por asnjë gjurmë e tyre nuk është pikasur, e efektivët kanë dalë nga vendet ku kanë kontrolluar me pranga në brez. Edhe Talo Çela ka dëshmuar se nuk e ka marrë kot pseudonimin “hije”. Kontrollet vijojnë.