Mes tyre shefi i krimeve në Lezhë, KUSH janë personat e arrestuar sot nga FNSH e RENEA

Mes tyre shefi i krimeve në Lezhë, KUSH janë personat e arrestuar

Pamje nga konferenca

TIRANË– 18 është numri i masave të ekzekutuara nga operacioni i Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Mëshohet se janë arrestuar: Nuredin Dumani; Henrik Hoxha; Ardian Uzuni; Altin Ndoci; Skerdi Tasi; Leonard Palushi, efektiv policie; Fatos Gosa; Erion Alibej; Gentajan Sharra; Florenc Cekrezi; Elvis Koci; Ilirjan Feci; Petrit Qoli,; Agron Qoli; Agron Qafa; Hasan Plaku; Besjan Xhixha dhe Enver Diva. Megjithatë ka edhe shumë të tjerë që u kanë shpëtuar prangave të Policisë, mes tyre: Ervis Martinaj, Talo Çela, Suel Çela dhe Florenc Çapja.

Çfarë ndodhi sot?

 

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA-t kanë zbarkuar në 5 qytete për të ekzekutuar jo pak por 32 fletëarresti të prera për personazhe të shumëkërkuar. Dëshmitë, përmendja e disa emrave dhe lidhja e fijeve ka iniciuar një aksion, duke kërkuar emra si: Ervis Martinaj, Suel Çela, Florenc Çapja, Erion Alibej. Dyshohet se paguanin shuma të majme parash tek vrasës me pagesë për të eliminuar kundërshtarët e tyre.