Por fati i keq i kriminelëve sepse vetëm 3 ditë më parë, gjyqtarja Atalanta Zeqiraj u përball me procesin e Vettingut dhe kaloi. E mesa duket puna e parë që ka bërë pas rikonfirmimit ka qenë goditja e grupeve kriminale.

TIRANË- Në të paktën 5 qytete të vendit kanë zbarkuar forcat e Policisë së Shtetit, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA për të finalizuar 32 urdhër-arreste. Të gjitha u firmosën nga gjyqtarja e gatshme e GJKKO-së Atalanta Zeqiraj pas kërkesës nga disa prokurorë të SPAK-ut.
Por fati i keq i kriminelëve sepse vetëm 3 ditë më parë, gjyqtarja Atalanta Zeqiraj u përball me procesin e Vettingut dhe kaloi. E mesa duket puna e parë që ka bërë pas rikonfirmimit ka qenë goditja e grupeve kriminale. Me shkarkimin e saj nga detyra mund të ndryshonte rrjedha e gjithë ngjarjes. Ndërkohë që hetimet u kryen nga Behar Dibra dhe Doloreza Musabelliu.
Aksioni i sotëm është shtrirë në Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan dhe Korçë, ku janë prerë 32 urdhër-arreste, e gjithsej janë 10 të ndaluar, mes tyre policë edhe që ndihmonin grupet kriminale. Përflitet edhe për emra të njohur të botës së krimit, por nuk ka ende asnjë informacion tjetër, veç faktit se kërkesa për arrestim është bërë mbi akuzat për vrasje, trafik droge, rrëmbim dhe shantazh.