Një ditë pushim, merret vendimi për shkollat në qarkun e Tiranës

Vendimi është marrë për shkak se dhe administrate do të mbahet pushim më 25 maj, pasi në kryeqytet do të kufizohet lëvizja.

Një ditë pushim, merret vendimi për shkollat në qarkun e

TIRANË– Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka lajmëruar se 25 Maj do të jetë pushim zyrtar dhe për të gjitha institucionet arsimore publike dhe private (përfshirë kopshtet, shkollat, universitetet, zyrat arsimore, etj.). Por vetëm për Qarkun e Tiranës. Vendimi është marrë për shkak se dhe administrate do të mbahet pushim më 25 maj, pasi në kryeqytet do të kufizohet lëvizja. E gjitha në kuadër të masave të marra për finalen e Conference League.

Referuar vendimit të qeverisë për shpalljen e datës 25 Maj ditë pushimi për Qarkun e Tiranës, në kuadër të masave të marra për finalen e Conference League, ju njoftoj se të gjitha institucionet arsimore publike dhe private (përfshirë kopshtet, shkollat, universitetet, zyrat arsimore, etj.), do të jenë pushim. Le të jemi të gjithë pjesë e kësaj ngjarjeje të madhe dhe të mirëpresim vizitorët nga e gjithë Europa!,”-thuhet në njoftimin e plotë.