
Ndonëse asnjë nga ndërkombëtarët nuk e ka uruar publikisht për fitoren dhe zgjedhjen e tij në krye të PD-së, Sali Berisha la të kuptohet se një gjë e tillë mund të ketë ndodhur privatisht.
Gazetarja e pyet: Si ndiheni që nuk iu kanë uruar asnjë nga ndërkombëtarët për zgjedhjen në krye të PD?
》“Ku e di ti moj që s’më kanë uruar?”, iu përgjigj Berisha i cili merr drejtimin e PD por pa marrë parasysh paralajmërimet e ardhura SHBA dhe nga Gjermania, se me rikthimin e tij, partnerët ndërkombëtarë do të ndërpresin bashkëpunimin me PD-në.
Një grup i madh deputetësh të PD-së kanë bojkotuar të gjithë procesin e “rithemelimit” duke mos njohur as Kuvendin dhe Statutin e ri të partisë.