
Pedagogu i Kriminologjisë, Ervin Karamuço paralajmëron trazira në Tiranë më 25 Maj, ditën kur do të luhet finalja e Conference League Roma – Feyenord.
Karamuço i frikësohet huliganëve holandezë, teksa i kërkon Policisë së Shtetit që të njihet mirë me ngjarjet e tyre të mëparshme. Ai shton më tej se uniformat blu duhet të trajnohen me manualet e Clifford Stott.
“Deri tani nuk po e përmend askush, por përgatituni për një 25 Maj të vështirë të trazirave huligane në Tiranë. Shpresoj që Policia e Shtetit të jetë njohur mirë me ngjarjet e mëparshme të Feyenoordit në Evropë dhe të ketë filluar trajnimet me manualet e Clifford Stott. Përgatituni për akte të rënda ndaj sigurisë publike” shkruan Karamuço në rrjetet sociale.
Në stadiumin “Air Albania” priten të jenë të pranishëm rreth 20 mijë tifozë italianë dhe holandezë, ndërsa numri i përgjithshëm i tyre mund të shkojë deri në 90,000.