Parlamenti Evropian, votoi çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe RMV

Parlamenti Europian votoi me 519 vota pro, 52 kundër dhe 28 abstenim rezolutën për Shqipërinë të raportueses Isabel Santos mbi progresin e Shqipërisë në reformat e integrimit europian gjatë vitit 2021.

Sipas Parlamentit Europian, mos hapja e negociatave përbën një kërcënim serioz për politikën e zgjerimit dhe dëmton reputacionin e Bashkimit Europian si partner i besueshëm dhe aktor serioz gjeopolitik në sytë e opinionit publik