Pas Berishës, Rama: SPAK vendos Metën përpara drejtësisë

Edi Rama: Për cilën arsye duhet të angazhohet, policia, IMT, për të shkuar në fund të bregdetit për të korrigjuar dëmet që bëjnë kryetaët e bashkive, që i bëjnë personalisht, ku sot dhe gjithë ditën ndërtohet pa leje në bregdetin e Shqipërisë, ku policia ka kohë që është angazhuar duke bërë pastrime dhe prishje dhe sapo kthen kurrizin, policia nga qendra janë disa kryetarë bashkish me disa policë lokalë vazhdojnë avazin e tyre. Është e paimagjinueshme. Nëse nuk do tëisha në pritje që SPAK të bëjë disa punë më të mëdha dhe të vendosë një rend prioritetesh në këtë vend, mbase do të kisha qenë unë që do të bëja denoncimin sot. Por nuk kam sesi ia shtoj SPAK-ut punët, në drejtim të kësaj familje politike kur shoh që balanca, jo në aspektin politik por të së drejtës është e shtremburuar. Në kongres solla shembullin e arkës së peshkut, këtu po sjell një tjetër. SPAK ka pasur shpejtësinë e rrufeshme dhe gatishmërinë e jashtëzakonshme për të vepruar minutë për minutë që të bllokojë Ardian Dvoranin, njeriun e vlerësuar nga sekretari i shtetit si një nga kampionët në luftën kundër korrupsionit që të mos e lejonte të hynte në proces që të promovohej si gjykatës. SPAK-u në mënyrë rë rrufeshme, a thua se ishte i koordinuar si sahat zviceran me atë zotërinë që për pak ditë apo javë do të largohet nga zyra e presidentit. Cështje në hetim, gjë të cilën procesi gjyqësor e çmontoi dhe e shfryu si flluskë sapuni. Por sa gjykatës dhe prokurorë të nxjerrë jashtë nga vettingu, do ishin sot në burg? Sepse u bë kohë që peshkaqenët e mëdhenj të sistemit të drejtësisë i ka nxjerrë jashtë. Asnjë gjemb në këmëbë s’u ka hyrë. Për një denoncim, që jo unë por e gjithë Shqipëria pret që ta shikojë përpara SPAK-ut, Ilir Metës” tha ai.