
Peka deklaroi se Rama është mes zjarreve në të gjitha anët, më kryesorja përballë Berishës me të cilin nuk bën dot pazare.
“Rama i ka menduar të gjithë si Basha, por me Berishën nuk bën dot pazare. I rrethuar në të gjitha anët nga zjarri. Rama ka probleme edhe me Erdogan, i premtoi largimin e kreut të KMSH.
Të gjitha strategjitë Rama i ndërton mbi pazare. Rama është i shantazhuar nga të gjitha krahët.
I shantazhuar me dosjet që ka në SPAK me ministrat e tij. Rama nuk ka prova për Berishën.”-tha Peka.
Ndër të tjera Peka komentoi edhe reagimet e Ramës pas Asamblesë së PS ku sulmoi sërish SPAK duke thënë se është i njëanshëm.
“Rama s’ka asnjë raport me moralin, ligjin dhe normat. Hajdut i rëndomtë që mendon si i blen të gjithë, ku i prishet skema shpërfytyrohet. Kur s’kishte opozitë përballë, e kupton sa keq ka qenë ky vend. Kishte blerë opozitën. Duke blerë kundërshtarin nuk të duhet të bësh ndonjë lojë të madhe.”-deklaroi Peka.