
Në bypass-in e Vlorës po punohet 24 orë pa ndërprerje për të përfunduar plotësisht segmentin më të ri ku qytetarët që do të shkojnë drejt bregdetit të jugut do të shmangin trafikun në qytetin e Vlorës.Kryeministri Edi Rama kërkoi angazhim maksimal për përfundimin e plotë të veprës në javën e parë të muajit korrik kur nis edhe sezoni turistik.“Nuk kemi më mundësi as për të shtyrë kohën, as afatet. Duhet përfunduar sipas kontratës. Unë pres që në javën e parë të korrikut, si sot dy muaj, ne të kemi mundësi të aksesojmë këtë rrugë zyrtarisht dhe të përfunduar”, njofton Qeveria RamA.