
Edi Rama ka sulmuar sot publikisht Erion Veliajn dhe propagandën e tij. Ditën e sotme, ai ka qenë bashkë me Veliajn në inagurimin e disa shtëpive të rindërtuara.
Mesa duket, Rama e ka kuptuar që Veliaj po e sulmon përmes mediave të oligarkëve. Kështu që ai është përgjigjur duke vënë në pah propagandën masive që Veliaj kërkon t’i ushqejë shqiptarëve.
Rama ka thënë:
Edhe lali Eri do të vi herë pas here këtu për të mbjellë ndonjë pemë e për të dalë në televizor.
Kohët e fundit është raportuar se brenda Partisë Socialiste ka nisur një ‘luftë’ brenda llojit, ku protagonist është kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj.
Pikënisja e përplasjes lidhet me faktin Rama u frikësohet ambicieve gjithnjë e në rritje të Veliajt, i cili është shndërruar kështu në një rrezik potencial për të.
Në debat është përfshirë së fundmi edhe ish-deputeti Arben Malaj, i cili paralajmëron se konflikti mund të dëmtojë rëndë Partinë Socialiste, ndersa duket se mbeshtet me shume kryebashkikun e Tiranes.
Ndalni prapaskenat dhe luften brenda llojit. Kerkohet bashke-pergjegjesi dhe bashkepunim dhe jo rivalitet absurd. Te dashur kolege nga mesazhet e drejtperdrejte apo te koduara duket se PS po rrezikohet te perfshihet ne nje lufte brenda llojit.
Kjo demton rende kredibilitetin e saj publik dhe efikasitetin e saj ne qeverisje.
Fillimisht deshiroj te qartesoj se personalisht nuk do te jem asnjehere pjese e ndonje lufte brenda llojit, kjo bazuar edhe ne pervojen dhe kontributet e mia ne Partine Socialiste nepermjet platformave konkuruese per modernizmin e PS dhe jo nepermjet grupimeve per interesa abusive”, shkruan Malaj në një status në ‘Facebook’.