
Psikologia
Psikologia: Askush nuk tha që atje asaj vajze ju tentua shumë herë që t’i hiqej batanija dhe një herë doli nudo. Askush nuk tha që asaj vajze i janë prerë flokët, është nxjerrë nudo në mes të lagjes për ta turpëruar për atë që ka bërë. Askush nuk tha që ditën që e çuan tek psikiatria, e kanë çuar të masakruar, me forcë, me dhunë. Edhe atje është gjykuar, është parë shtrembër. E hodhën si leckë. Nëse në atë ahtrat do të ishte një burrë, nëse një burrë do ta kishte bërë tradhëtinë, ne nuk do të ishim duke e diskutuar këtë gjë sot.