Rama për Ballkanin e Hapur: Kushdo që është kundër ka të drejtën e vet të mos kuptojë se kjo nisëm nxit paqen

 

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, kryeministri i vendit Edi Rama u është përgjigjur të gjithë atyre që janë shprehur kundër “Ballkanit të Hapur”.

Rama shkruan se kjo nismë nxit paqen, bashkëpunimin dhe integrimin si dhe e përshpejton procesin e Berlinit duke shtuar se “Ballkani i Hapur” nuk do të ndalet.

“Kushdo është kundër Ballkanit të Hapur është në të drejtën e vet që as mos të shohë, as mos të dëgjojë dhe as mos të kuptojë se kjo nisëm nxit paqen, bashkëpunimin, integrimin dhe e përshpejton Procesin e Berlinit! Ballkani i Hapur nuk do të ndalet sepse e ardhmja nuk ndalet dot”, ka shkruar Rama.

Kujtojmë se ditën e sotme presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç pas takimit me presidenten Vjosa Osmani ka shprehur qëndrime të kundërta me kryeministrin e ri të Malit të Zi, Dritan Abazoviç për dy çështje të rëndësishme, rishikimin e demarkimit të kufirit me Kosovën dhe çështjen e Ballkanit të Hapur.

Duke folur për Ballkanin e Hapur, ai ka thënë se më shumë e përkrah procesin e Berlinit i cili ka standardet e Bashkimit Evropian të bashkëpunimit.

Mesazhi im është që në vend të nevojës që të krijojmë iniciativa të reja të përpiqemi t’i shfrytëzojmë maksimalisht potencialin e iniciativave ekzistuese, prandaj në Mal të Zi kemi vendosur që të mos të ngutemi në iniciativën e Ballkanit të Hapur por t’i vazhdojmë bashkëpunimin brenda procesit të Berlinit”