Presidenti Ilir Meta iu përgjigj sot interesit të gazetarëve në lidhje me thirrjet që kryeministri Edi Rama i ka drejtuar SPAK-ut për hetimin e tij.
“Që Shqipëria e pret Ilir Metën, që i rreh emra për interesin kombëtar, edhe çështja e mbështetjes së Kosovës, por edhe shumë çështje të interesi kombëtar do t’i prekim në konferenca të tjera …Ne e kemi kohën përpara, ajo që shqiptarët presin një lidership që mban fjalën, është llogaridhënia e të gjithëve.
Mua më bën përshtypje që pse ka frikë një kryeministër nga drejtësia e vet të cilën e ka kapur për fyti. I bën thirrje SPAK-ut, pa asnjë diskutim shumë mirë bën për këtë.
As në ’92 kur më hoqën imunitetin 8 muaj, ju nuk më keni parë asnjë herë mua para drejtësisë. Dua ta siguroj zotërinë që mbas 25 korrikut, që Ilir Meta dhe jo vetëm do të shkojmë tek SPAK-u me fakte dhe prova.
Pas 24 korrikut është e sigurt që Ilir Meta me qindra mijëra shqiptarë do shkojmë te SPAK me fakte dhe prova, jo me deklarata politike, për të gjitihë mullarët e korrupsionit që lartësohen çdo ditë. Kush i ka penguar ata të hetojnë Saliun, apo Ilirin para 20 vitesh që ka qenë kryeministër? Pse i bëjnë të gjitha këto? Që të mos hetojnë Stelën, Zotin, Mërtirin. E di ai (Rama) që Iliri do ti shkojë të gjitha gjërave deri në fund.
Së pari pas 24 korrikut kontaktojmë se bashku sipas premtimit të dhënë për herë të fundit në këtë institucion. Data 25 ditë punë, kapitull i ri me energji të pashtershme, pas kësaj date pesimizmi është kohë e humbur për shqiptarët” , u shpreh Meta