Sali Berisha Trondit Opinionin Me Këtë Deklaratë Bombë

 

Nëse merrem i pandehur do të mbroj të vërtetën”. Kështu u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha i pyetur se si do reagojë nëse SPAK do ta hetojë për akuzat e adresuara ndaj tij nga SHBA dhe kryeministri Rama.

“Unë do mbroj të vërtetën të vërtetën, do zbatoj ligjin ligjin dhe vetëm ligjin në të gjithë jetën time”, u shpreh ish-kryeministri.

Në përgjigje të thirrjeve të kryeministrit ndaj SPAK, ish kryeministri tha se Ramën e tmerron opozita e vërtetë që ka vendi sot.“Shpërthimet e skandaleve kanë bërë që Rama të humbasë arsyen, ka probleme psiqike, i trembur. Vendi sot ka opozitë të vërtetë dhe kjo e tmerron Ramën. Opozita është në revolucion.

Ne s’do pajtohemi kurrë me këtë plaçkitje të tmerrshme që do u bëhen shqiptarëve. Ne s’bëjmë presion te SPAK ne u drejtohemi qytetarëve. Ka shpikur ligjin e investitorëve strategjikë për të bërë ministrat investitorë strategjikë për t’u dhënë dhurata në prona publike. Dil përditë e mbaj fjalim për SPAK por je i pashpresë. Asgjë s’na ndalon pa i dalë zot interesit të shqiptarëve”.

 

Gjatë konferencës për shtyp Berisha ka folur edhe për aferën e inceneratorëve duke hedhur sërish akuza ndaj qeverisë.

“Kam pasur bisedë me një ambasadorë në Vjenë të SHBA. Gjatë një dreke pas takimit që pati ai me kryeministra të Shqipërisë me tha se kam pasur disa klientë miliarderë që kishin vjedhur.

 

Problemi i tyre ishte se asnjëri prej tyre nuk donte që të vidhte më shumë. Kjo ndodh me këtë kryeministër dhe këta ministra. Ramës nuk i rrihet më në Shqipëri po në kurriz të taksapaguesve shqiptare me avion në dispozicion ecën dhe udhëton si gjëja më e pavlerë e Europës. PSE? Do ju lexoj vetëm një nga psetë. Dhe kjo pse lidhet me aferën e djegave.

 

Me datën 11.11 2014 ministri i mjedisit Koka i drejtoi shkresë agjencisë së prokurimit publik lodhur me projektvendimin për dhënien me koncesion… të inceneratorit të Elbasanit. 6 ditë më vonë koka i drejton sërish një shkresë agjencisë së prokurimeve publike duke i kërkuar dhënie mendimi për projekt vendimin e sipër cituar.

 

Një ditë më APP i kthen përgjigje Kokës. Procedurën që kërkonte Koka me negocim pa shpallje të kontratës ligji shqiptar s’e njeh. Don Agaçio bën dhurata me hektarë të gjeneralit mafioz i ka paraqitur qeverisë projektvendimin or miratimin e sigurimit të financimit të kontratës së inceneratorit të Elbasanit. Ai ka shkelur ligjin. Pasoja është ky vendim që i del në gjumë. Firmat Ramës natën i duken si hekura herë në këmbë e herë me duar.

 

Çdo prangosje e Agaçit të çon automatikisht te padroni i tij Edvini. Kurrë një kryeministër, kurrë s’mund të firmoste për një kontratë dhe aferë të tij. Ju duhet ta dini se kaq i mbërthyer është Rama në këtë aferë saqë janë me mijëra qytetarë shqiptarë ish punonjës që kanë fituar gjyqe për rroga që i kanë fëmijët pa ushqim dhe që s’u jepte një qindarkë kur Zoto Gugallja paguhen qëllimisht nga thesari. Kjo është një aferë”.

 

Ish-kryeministri shtoi se në zonën e Butrintit do të ndërtohen 620 vila.

“Ju keni dëgjuar këto ditë për Butrintin. Është një aferë multidimensionale e paimagjinueshme. Në territorin e gjirit të Manastirit në vend që toka, trualli, territori ti rikthehet kishës dhe manastiri nuk është vetëm institucion kulti por edhe institucion i çmuar kulturor, aty po ndërton resortin turistik miku i Edi Ramës, ku vetë ai mund të jetë aksioner. Duke uzurpuar pronën publike, Kepi i Stillos, laguna e cila është zonë e super mbrojtur, është dhënë për ndërtimin e 620 vilave ku pa asnjë diskutim lan paratë Edi Rama dhe qeveritarët e tij. 620 vila në Kepin e Stillos”, u shpreh Berisha.