Santos dhe Koçi, dy vrasje të bujshme pa autor, avokati: SPAK të hetojë apo ka frikë kujt i del emri?

Santos dhe Koçi, dy vrasje të bujshme pa autor, avokati: SPAK

Avokati Idajet Beqiri foli mbrëmjen e djeshme për dosjen e SPAK “Plumbi i Artë”, ku me vendim nga Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit u lëshuan 32 urdhër arreste, nga të cilat 18 u ekzekutuan nga policia ndërsa 14 janë ende në kërkim.

Avokati përmendi dy vrasje që SPAK duhet t’u jepte përgjigje. Ai përmendi vrasjen e kryetarit të Dhomës Kombëtare të Avokatëve, Kleanth Koçin dhe Artan Santon bankierin dhe biznesmenin e njohur që u vra në Tiranë.

SPAK ka për detyrë dhe duhet të nxjerri kush e vrau kryetarin e Dhomës Kombëtare të Avokatëve, Kleanth Koçin. Janë krime të rënda që SPAK duhet t’i hetojë. Kush e vrau Santos? Ishte bankieri më i fuqishëm, akoma nuk dihet kush e vrau. SPAK ka frikë t’i zbulojë këto sepse i del emri i dikujt nga kokat e krimit ikin sepse kanë frikë”, u shpreh avokati.