SPAK duhet të të kapë për leckash”/ Spiropali “shpërthen” ndaj Berishës: Ku ka rival më të damkosur se ty?!

Ministrja Elisa Spiropali ka shpërthyer sot në akuza ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha duke e quajtur një rival politik të damkosur.

Spiropali theksoi se SPAK duhet ta vendosë Berishën para përgjegjësive dhe se po të ishte në dorën e kryeministrit apo Partisë Socialiste, Berisha nuk përfaqëson asgjë.

Spiropali: Dhe, dua ta them këtu edhe pse me keqardhje që është kjo shumicë që e ka mbështetur dhe me kosto politike reformën në drejtësi atëherë kur ju godisnit me molotovë dhe zjarr. Ju vrisnit e sulmonit jashtë këtyre institucioneve për të bërë presion. Ti bën mirë që përqesh SPAK-un se stë ka kapur për leckash për të të vënë para përgjegjësive ku të japësh llogari. Ti thua që Rama po i bën presion SPAK-ut se ka frikë nga ty, po ku ka rival më të damkosur se ty?!Po të ishte për PS dhe për Ramën kandidatura është më e mirë se asgjëja. Në 31 vite ke dalë këtu e ke folur pa etikë e kujdes për të vërtetën, përfundimisht fëmijët e të rinjtë e këtij vendi duan më në fund të çlirohen nga kjo ulërimë, nga ky mashtrim që e sheh politikën si armë për të shkatërruar e jo për të ndërtuar. Më erdhi keq që dëgjova sot dhe një deputete që foli me të njëjtin stil, dhe nuk ka rëndësi është i malit apo grupit parlamentar, të gjithë të njëjtën gjuhë përdorin.